Cilat janë rreziqet e hapjes?

Edhe pse ideja e shfaqjeve duket si një e ardhme e largët në SHBA, në Evropë dhe në Azi janë duke u hapur teatrot e parë. Teatri Shtetëror Hessian i Visbadenit në Gjermani ka arritur të mbajë edhe shfaqjet e para.

Por sërish mbetet larg të zakonshmes. Balerinët interpretojnë 6 metra larg dhe veshin doreza mbrojtëse nëse duhet të prekin dyshemenë. Maskat janë të detyrueshme për pjestarët në pas skenë të cilët duhet të mbajnë hapësirën më shumë se një metër nga njera-tjetri.

Teatri edhe publikun e ka shpërndarë. Në sallë ka stola bosh që lihen vetë nga njerëzit dhe vetëm rreshti pasardhës është i zënë. Salla e madhe e Teatrit tashmë ka vetëm 200 të pranishëm ndërsa salla e vogël ka vend për 60 persona.

E megjithatë, e rëndësishme ishte të gjenim rrugë “për t’i mbijetuar krizës” u shpreh Tim Plegge që ishte dhe drejtori për baletin dhe shefi i koreografëve të Kompanisë së Baletit Shtetëror Hessian.

Ky është një hap në një drejtim të punës krijuese dhe në gjallërimin e shfaqjeve të drejtëpërdrejta.

Gjermania ka arritur të hapet më shpejt se vendet e tjera, ndoshta edhe për shkak të një sistemi të fortë të kujdesit shëndetësor. Kur virusi goditi qeveria veproi me shumë shpejtësi përmes testimeve të gjera, ndjekjes dhe gjurmimit të rasteve të reja dhe masave të forta të distancimit shoqëror.

“Gjermania ka shumë rregulla” tha drejtori i Teatrit “Ballet am Rhein” Remus Şucheană. Kjo është një nga arsyet pse kompanitë kanë qenë në gjendje të happen dhe të nisin më shpejt se në vendet e tjera.

A mund të jenë këto shembuj për kompanitë e tjera? Dhe si mund të mbrohen balerinët dhe pjestarët e ekipeve kundër rrezikut prej infeksionit?

Por planifikimi mbetet një sfidë për shfaqjet e ardhshme. “ Ne duam të ruajmë artin tonë të vazhdojë sa më shumë dhe të tregojmë se së paku mund të kemi klas” ka thënë Drejtori Artistik i Teatrit të Baletit Semperoper të Dresdenit Aaron S. Watkin. “Për të ecur përpara nën këto rregulla, është jashtëzakonisht e vështirë” shton ai,

Megjithatë situatat ndryshojnë nga njëra kompani tek tjetra. Përpara se 45 balerinët e Teatrit Ballet am Rhein të mund të rikthehen në punë, ata duhet të firmosin një marrëveshje për kushtet e reja. Balerinët janë të ndarë në tri grupe dhe stërviten për 90 minuta duke alternuar ditët. Në sallën e provave edhe dyshemeja është e vijëzuar që të shënojë largësinë midis tyre. Më pas balerinët kanë 30 minuta për tu ndërruar në një nga tetë dhomat e zhveshjes.

“Për fat të keq, baleti është një “aktivitet me rrezikshmëri të lartë” thotë Dr. Benjamin Levine, profesori i mjeksisë interne në UT Southwestern Medical Center dhe  Texas Health Presbyterian Dallas. Është “ushtrimi intensiv që kërkon kontaktin intim mes njerëzve” në një hapësirë të mbyllur me njerëz që marrin frymë me vështirësi.

Përpara se balerinët të nisin të ushtrohen kompanitë duhet të kërkojnë prej tyre të bëjnë testin e COVID-19. Doktor Levine kontribuoi edhe kohët e fundit me një studim  në Revistën e Shoqatës Mjeksore Amerikane.

Balerinët çdo ditë duhet të kontrollojnë veten nëse kanë ndonjë simptomë nga COVID-19 dhe të kontrollojnë temperaturën. Nëse janë asimptomatikë ose kanë ethe, ata duhet të qendrojnë në shtëpi dhe mundësisht të kontrollohen te një mjek. Task Forca Amerikane për baletin lidhur me Shëndetin e Balerinëve kanë vendosur edhe një udhërrëfyes për një rikthim të sigurtë në sallat e provave.

Distancimi shoqëror mbetet edhe mënyra më e mirë për të shmangur infektimin me koronavirus. “Dy metra është ajo që rekomandohet që njerëzit të ulen qetësisht”, tha Levine. “Por më mirë të dyfishoni distancat” thotë ai.

Në sallat e mësimit duhet të kenë higjenizues dhe dyshemeja të jetë e pastruar për të hequr ndonjë prani të mundshme të koronavirusit. Balerinët duhet të lajnë duart vazhdimisht.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...