Vjen në skenën e Tiranës koreografia e Angjelin Preljocajt

Ambasada e Francës në Shqipëri njofton vënien në skenë të spektaklit të ri të koreografit Franko-Shqiptar Angelin Preljocaj më 4 tetor 2017 në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë.

Bëhet fjalë për Premierën ndërkombëtare të krijmtarisë së tij të re, e cila mbahet ende “sekret”, e shoqëruar nga rimarrja e duo-s mashkullore të vitit 1989 “Un trait d’Union”, një kërcim trup me trup “poetik dhe pasionant” i shkruar mbi muzikën koncertore të J.S. Bach dhe i interpretuar nga Glenn Gloud.

Me mbështetjen e bankës Société Générale Albanie, Kabinetit Boga & Associates dhe Teatroskop-it në kuadër të FranceDanse Orient-Express. Teatroskop është një program i krijuar nga Instituti Francez, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme.

Biletat janë të disponueshme duke filluar nga ky çast në linkun : www.myticket.al dhe duke nisur nga data 27 shtator pranë Pallatit të Kongreseve.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...