Albanian music in Bucharest Museum

Nga data 31 gusht deri në datën 22 shtator në Bukuresht mbahen koncertet me titullin “Museicorum”. Këto koncerte i bashkëngjiten Festivalit Ndërkombëtar Xhorxhe Enesku.

Ky është edicioni i pestë i tij.  Në program janë përfshirë 15 koncerte të cilat zhvillohen në tre muze që janë pjesë e Muzeut të Qytetit të Bukureshtit. Konkretisht koncertet mbahen në – Pallati Suțu, Casa Filipescu-Cesianu dhe  Muzeu Theodor Aman.

Në këto tre mjedise publiku ndjek ndërsa intepretojnë  muzikantët e ndryshëm.

Drejtore e këtij Festivali është Arlinda Morava, soprano dhe pjesë e përfaqësimit të Shqipërisë në trupën diplomatike në Bukuresht.

Në programin e edicionit të pestë të “Museicorum” janë pjesë nga kompozitorët rumunë dhe shqiptarë si dhe pjesë nga repertori i njohur ndërkombëtar.

Theksi natyrisht vendoset tek kompozitori i madh rumun Xhorxhe Enesku.

Ditën e hënë në mbrëmje më 2 shtator 2019  Muzeu  i Bashkisë së Qytetit fton në pallatin Sucu një mbrëmje të këndshme vërtetë shqiptare.

Bashkë para publikut do të jenë pianistja Klejda Tare dhe violinsti Lorenc Radovani.

Të dy këta artistë njihen për aktivitetin artistik brenda dhe jashtë vendit. Jetëshkrimet e tyre të pasura flasin pikërisht për aktivitetin koncertor të secilit.

E ftuara e mbrëmjes është violinistja rumune Andrea Shtefënesku koncert maestër e Royal Orchestra, e Orkestrës Simfonike të Bukureshtit dhe themeluese e Bucharest Ladies Cvintet.

 

PROGRAMI nis në orën 19.00 dhe përmban:

Çesk Zadeja – Sonata për violinë dhe piano
– Moderato
– Allegro
Johannes Brahms – Sonata nr 2 për violinë
– Allegro amabile
– Andante tranquillo – Vivace – Andante – Vivace di più – Andante – Vivace
– Allegretto grazioso (quasi andante)
G.F. Händel / J. Halvorsen – Passacaglia për dy violina
Ciprian Porumbescu – Balada
George Enescu – Balada
Thoma Gaqi – Poem  koncert për violinë dhe piano
Pyotr Ilyich Tchaikovsky – Vallja ruse nga “Liqeni i Mjellmave”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...