Koncerti i Santa Çecilias pa publik sonte në Rai Radio Tre

Koncert pa publik do të përcillet sonte në mbrëmje në Rai Radio Tre. Ky do të jetë koncerti i Santa Çecilias që do të mbahet këtë të enjte në orën 20.30. Ky është takimi i dytë muzikor i Sezonit të Muzikës së Dhomës i Akademisë Kombëtare të Santa Çecilias që po ndjek edhe rregullat e dekretit të fundit kufizues në kushtet e emergjencës së kovidit.

Protagonistët e kësaj mbrëmjeje që do të mbahet në Auditorium Parco della Musica do të jenë kori nën drejtimin e Piero Montit dhe Luixhi Piovano që është violonçelisti i parë solisti i Orkestrës së Akademisë. Programi ju kushtohet autorëve rusë dhe do të hapet me “Vocalise”, që është edhe pjesa e fundit e një përmbledhjejeje këngësh me shoqërim pianistik kompozuar nga Rahmaninovi për sopranonën Antonina Neždanova  mes viteve 1912 dhe 1915. Në koncertin cecilian kënga do t’i besohet violonçelit  Alessandro Gagliano (1791) të Luixhi Piovanos.

Piero Monti do të dirigjojë Korin nën shoqërimin e perkusionit në pjesën ”Lulling the sun” të kompozitorit gjeorgjian larguar nga jeta kohët e fundit Giya Kancheli.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...